Foto ilustruese

Kundërshtarët e Shqipërisë në Gjermani, ekipi me më shumë shanse për të fituar 'Euro 2024'

25 Tetor 2023, 16:49
  • Share

Kualifikimi për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani është ende në vazhdim, kështu që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të këtij turneu nuk dihen ende, por disa kompani bastesh tashmë kanë bërë të mundur vendosjen e koeficientëve se cila skuadër do të fitojë titullin kampion.

"Bookmakers-at" i japin më shumë shanse finalisteve të Euro 2020, Anglisë, edhe pse nuk e kanë fituar kurrë këtë turne në historinë e tyre. Jude Bellingham, Harry Kane dhe pjesa tjetër e lojtarëve kanë bërë një paraqitje të mirë në kualifikuese, teksa në vitet e fundit "Tre Luanët" kanë arritur pothuajse deri në fund në disa turne të mëdhenj dhe për këtë arsye, sipas publikut anglez, suksesi i madh është 'brenda mundësive'.

Shanset që Anglia të fitojë janë kuotuar 5.00, teksa në vend të dytë është Franca me koeficient 5.50 dhe më pas mikpritësit e turneut, Gjermania, me shanset 7.5 dhe në vendin e katërt është Spanja me koeficient 8,00.

Kujtojmë se për Euro 2024 edhe Kombëtarja kuqezi është në garë për kreun e grupit E dhe me të gjitha gjasat do jenë në finalet e "Gjermani 24".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?