Kundërofensiva e Ukrainës, Stoltenberg: Kievi po fiton terren, ne vazhdojmë ta mbështesim

7 Shtator 2023, 10:44| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 10:45

  • Share

1694076278_stol.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina po fiton gradualisht terren pavarësisht luftimeve të vështira.

Stoltenberg tha se e mbështetja nga aleatët e NATO-s ndihmoi në nisjen e kundërofensive të Ukrainës, e cila tani ka filluar të japë fryte.

Si përfundim, ai shtoi se ky ishte angazhimi dhe mesazhi i qartë i samitit të NATO-s në korrik, dhe se ata do vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën.

"Mbështetja jonë i ka ndihmuar ukrainasit të nisin një kundërsulm: ata gradualisht po fitojnë terren dhe kjo tregon rëndësinë e mbështetjes sonë. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo mbështetje, sepse luftimet janë të rënda, të vështira. Ata kanë arritur të hapin një çarje në linjat mbrojtëse të forcave ruse dhe po përparojnë. Ky ishte angazhimi dhe mesazhi i qartë i samitit të NATO-s në korrik, se ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?