Kumbaro: Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit të hapura në e-Albania deri në 6 dhjetor

3 Dhjetor 2023, 13:48| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 13:54

  • Share

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i solli në vëmendje sot të gjitha bizneseve që duan të marrin nën menaxhim një stacion plazhi se aplikimet online në e-Albania do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më datë 6 dhjetor.

Ajo nënvizoi se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Kumbaro ndau edhe një video-udhëzim, ku të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar.

Aplikimet për stacionin e plazheve për sezonin e ardhshëm turistik janë hapur më herët se vitet e tjera, nisur kjo edhe nga bumi i turistëve që pati vendi ynë. Qeveria thotë se hapja më herët e aplikimeve ka si synim që të jenë më të përgatitur për sezonin e vitit që vjen.

Kliko këtu për të kryer aplikimin. 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?