Rama, Scholz dhe Von der Leyen

Kultura e munguar e Diplomacisë Shqiptare

30 Janar 2023, 16:36| Përditesimi: 30 Janar 2023, 22:36

  • Share

Vende të ndryshme demokratike, me një histori të gjatë në marrëdhënie ndërkombëtare e kanë për tradite që çdo vit të botojnë në cilësinë e Ministrisë për Politikat e Jashtme një raport pikërisht për Politikën e Jashtme! Një traditë të mirë në këtë drejtim e ka pikërisht Republika Parlamentare Italiane e cila si çdo vit edhe këtë vit ka publikuar raportin 2021-2022 dhe parashikimet për 2023! Në këtë raport janë paraqitur sfidat, prioritetet dhe objektivat e politikes së jashtme. Një tradite të tillë është mirë ta bëj edhe Shqipëria dhe i ka të gjitha mundësitë për ta bërë!

 Mendoj se Republika e Shqipërisë ka disa sfida që janë të përbashkëta me vendet e tjera të Nato. Mendoj se sfida më e madhe e Shqipërisë është ajo energjetike për të gjetur burime alternative që kanë të bëjnë me furnizimin me hidrokarbure dhe me energji elektrike.

Po ashtu Shqipëria ka edhe disa objektive kryesore. Mendoj se me kryesori është anëtarësimi me të drejta ta plota në BE dhe procesi i integrimit ose me saktë plotësimi i 35 kapitujve.

Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në Politiken e Jashtme të Shqipërisë duhet të ketë procesi i njohjeve të reja të Republikës se Kosovës, anëtarësimi i në Këshillin Evropian e po ashtu monitorimi, asistenca dhe ndihmesa e nevojshme në procesin e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Objektiva duhet të jenë edhe marrëdhëniet tregtare duke rritur peshën e eksporteve të Shqipërisë me vendet që kemi një tradite të mirë siç janë vendet e Rajonit, Italia si dhe me SHBA! Ka një bazë të mirë për të rritur edhe marrëdhënie ekonomike me Izraelin duke pasur parasysh potencialet e këtij të fundit, por edhe faktin se Shqipëria ka prodhime të mira e cilësore te agrikulturës.

Një sfidë tjetër e rëndësishme është ajo që lidhet me sigurinë kibernetike duke pasur parasysh faktin se Shqipëria në vitin që lamë pas ka pasur probleme serioze në këtë drejtim. Shqipëria mund të rris bashkëpunimin me vende partnere si Italia, SHBA, por edhe me Izraelin si një vend që ka një eksperiencë shumë të mirë e të avancuar në këtë drejtim. Me rendësi mund të ishte edhe kualifikimi apo bashkëpunimi akademik i specialisteve tanë në këtë fushë me vendet partnere.

Një rol i rëndësishëm në Politikës së Jashtme të Shqipërisë duhet të kenë vendet si Maqedonia Veriut, Kosova, Mali i Zi për shkak se ka një prani të rëndësishme të faktorit shqiptar. Shqipëria këto vende duhet t'i trajtoj me prioritet shumëdimensional.

Pra, mbetet me rendësi jetike, për një diplomaci profesionale që Shqipëria ashtu si vendet e tjera demokratike të ketë një departament që merret me studimet, hartimet  dhe publikimet e raporteve qe duhet te jene. Këto raporte do të ishin të dobishme edhe për studiuesit që merrem me politikat ndërkombëtare e po ashtu do të ishte një ndihmë cilësore edhe për gazetarët apo organet e mediave publike e private në Shqipëri.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?