Foto ilustruese

Kronikë

Kultivuan kanabis në Kukës, arrestohet kryeplaku i fshatit Gurë-Klais, djali dhe vëllai i tij! Procedohet në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve  

11 Korrik 2021, 10:34| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 10:36

  • Share

KUKËS- Policia vijon me kontrollet për goditjen e kultivimit te lëndëve narkotike. Një tjetër rast është identifikuar ditën e sotme, ku kryeplaku i fshatit Gurë-Klais, Masllam Marku 55 vjeç ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe djalin Elvis Marku, 24 vjeç dhe vëllain e kryeplakut, Urim Marku 38 vjeç.

Kryeplaku i fshatit, në bashkëpunim me vëllain dhe djalin e tij kishte kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur "Kepi i kishës", të cilat iu asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa fidanë u morën në cilësinë  e provës materiale.

Ndërkaq , policia ka proceduar në gjendje të lirë, inspektorin e Pyjeve, Ilmi Peposhi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim i krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?