Kronikë

Kultivuan kanabis, arrestohen 3 persona në Skrapar! Procedohet edhe kryeplaku i një fshati

19 Maj 2021, 09:55| Përditesimi: 19 Maj 2021, 09:59

  • Share

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Skrapar, të akuzuar për kultivim kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë Selami Hadëri, 47 vjeç, dhe Ylber Hadëri, 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara kanabisi.

Po ashtu, në fshatin Tomorr u arrestua Shpëtim Bregu, 40 vjeç pasi në një mini-serë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara kanabisi. Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.  

Policia bën me dije se u procedua penalisht edhe kryeplaku i fshatit Barçë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?