Fidanët e kanabisit të mbjellë nga të shpallurit në kërkim

Tentuan të kultivonin 580 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar të Librazhdit, në kërkim 2 persona (EMRAT)

18 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 11:43

  • Share

Dy persona janë vënë në kërkim nga policia e Librazhdit për kultivimin e bimëve narkotike. Konkretisht Serxho Dosku, 35 vjeç dhe Klodian Dosku, 40 vjeç dyshohet se do të kultivonin 580 fidanë kanabis në një sipërfaqe toke të pyllëzuar. 

Në fshatin Koshorisht të Librazhdit, fidanët e gjetur u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të tjerëve që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?