Foto nga 'shtëpia e barit' në Gjermani

Kultivuan 200 bimë kanabisi, zbulohet 'shtëpia e barit' në Gjermani! Arrestohet 26-vjeçari shqiptar

22 Dhjetor 2023, 18:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 18:58

  • Share

Policia gjermane ka zbuluar 200 bimë kanabisi, të kultivuara në mënyrë profesionale në Ahnatal-Weimar gjatë kontrollit të një banese. Brenda banesës është arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, i cili sipas hetimeve kishte hyrë në Gjermani vetëm për të kultivuar drogë.

 Hetuesit kanë siguruar prova se 30-vjeçari i dyshuar nga Shqipëria, i cili u vu në shënjestër në këtë rast, thuhet se ka kultivuar drogë. Ai ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij disa javë më parë për vjedhjet.

Sipas mediave gjermane besohet se nga plantacioni ishin prodhuar rreth 30 kilogramë kanabis, raportojnë mediat e huaja.

Përveç 200 bimëve në faza të ndryshme të rritjes, plantacioni në dy kate kishte rreth 90 llamba, ngrohës të shumtë, ventilatorë dhe një sistem ventilimi. Dhomat mbroheshin që të mos shiheshin nga jashtë nga konvertimet me panele të ndryshme. Policia po ashtu gjeti dhe një armë që më pas u sekuestrua.

Gjithashtu, hetuesit së bashku me një elektricist konstatuan se energjia elektrike për të gjithë sistemin ishte devijuar në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik. Tashmë të dyshuarit duhet të përgjigjen për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Hetimi është në pro♪5es e sipër.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?