Droga e sekuestruar nga policia

Kultivonte kanabis në tokën e tokën e tij në Krujë, arrestohet 69-vjeçari! I sekuestrohen 300 rrënjë kanabisi

6 Gusht 2022, 10:24| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 10:29

  • Share

KRUJË- Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë pasi u konstatua se në tokën e tij në lagjen ‘Abaze, i moshuari kishte mbjellë një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?