Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, arrestohet në Skrapar 60-vjeçari i shpallur në kërkim, në pranga edhe një 30-vjeçar, drejtoi automjetin i dehur

27 Korrik 2021, 09:26| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 09:29

  • Share

Teksa punë për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënia e tyre përara përgjegjësisë ligjore po vazhdon, policia e Skraparit ka vënë në pranga në 60-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.

60-vjeçari, M.M ishte shpallur në kërkim, më datë 22.07.2021, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë kanabis dhe dy krehra me fishekë.

Për këtë rast, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e tij M. M. dhe djali i tyre, Q. M si bashkëpunëtorë.

Në pranga është vënë edhe 30-vjeçari S.V, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Spitalit", në Berat duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.  

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?