Kanabis i kultivuar në banesë private në Lazarat

Kultivonte kanabis në Lazarat, arrestohet 34-vjeçari pasi iu gjetën bimë të njoma e të thara në oborrin e banesës

25 Gusht 2022, 09:01| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 09:22

  • Share

Një 34 vjeçar është arrestuar të enjten në Gjirokastër pasi dyshohet se kultivonte dhe shiste kanabis. Bimë kanabisi të mbjella dhe të tjera në proces tharjeje u gjetën nga policia në oborrin e banesës së 34-vjeçarit Alfred Skënduli, në Lazarat. Bimët u sekuestruan si provë materiale për akuzat ndaj Alfred Skëndulit.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Gjokaj”, ku kontrolli është bërë nga toka dhe ajri duke përdorur dronë, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?