Droga e gjetur dhe lënda plasëse

Kultivonte drogë në tokën afër shtëpisë, mbante dhe lëndë plasëse, prangoset një person në Mirditë (EMRI)

25 Maj 2022, 13:03| Përditesimi: 25 Maj 2022, 13:09

  • Share

Ditën e sotme ne pranga të policisë ka rënë Dod Lalaj nga fshati Domigjon i Mirëditës, pasi u kap duke kultivuar kanabis në tokën në pronësi të tij në afërsi të banesës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një ambient tjetër afër shtëpisë atij iu gjetën dhe 4 kallëpe lëndë plasëse.  

Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?