Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonte bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari në Berat

16 Korrik 2021, 09:15| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 09:17

  • Share

BERAT- Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Berat pasi është konstatuar se kultivonte bimë narkotike kannabis. Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Beratit mësohet se 53-vjeçari është identifikuar me inicalet I. S, banues në Osmëzezë.

53-vjeçari e kultivonte drogën në oborrin e shtëpisë së tij dhe ajo u zbulua pas kontrollit të ushtruar nga policia e për pasojë ra në pranga. Ndaj tij rëndën akuza për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

"Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme", shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?