Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonin kanabis në një fshat, arrestohen tre persona në Tiranë, njëri prej tyre polic! Procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 4

7 Qershor 2021, 09:51| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 09:52

  • Share

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, njëri prej të cilëve polic, të akuzuar për kultivim kanabisi në fshatin Dritas, në Zall Herr.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç, ky i fundit polic, ndërsa po ashtu  janë proceduar tre persona të tjerë, L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe janë shpallur në kërkim personat me inicialet F. G., A. G., A. G dhe B. G..

Sipas Policisë, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë kanabisi, ndërsa polici akuzohet për shpërdorim detyre. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?