Kultivonin drogë në një fermë sa një fushë futbolli, arrestohen dhe dënohen tre shqiptarët në Angli

12 Maj 2020, 12:49| Përditesimi: 12 Maj 2020, 12:51

  • Share

Tre kultivues shqiptarë të kanabasit janë arrestuar në Angli pasi u pikasën nga një patrullë policie në muajin shkurt. Tre shqiptarët e kultivonin drogën në një magazinë të madhe e cila kishte madhësinë e një fushe futbolli, ndërkohë që droga e sekuestruar kapte shifrën e 820.000 dollarëve.

Në muajin shkurt një patrullë e policisë e cila ndodhej në Gateshead të Neëcastle dëgjoi erën e fortë të kanabisit në një magazinë, diçka e cilë më pas u raportua. Gjatë operacionit të kryer u arrestuan shtetasit Fatbardh Selimi, 42 vjeç, Fatlum Alija, 27 vjeç dhe Agim Isufi 19 vjeç.

Mendohet se të tre personat jetonin në fermën ku kultivonin kanabisin. Ata ishin e emigrantë të paligjshëm dhe kishin zgjedhur të punonin në këtë mënyrë për të shlyer paratë që kishin marrë hua për të udhëtuar drejt Anglisë. Në fermë u gjetën rreth 2000 bimë kanabis.

Të mërkurën Selimi, Alija dhe Isufi u paraqitën në gjyakëtn e Neëcastle, me akuzën se prodhonin drogë të klasit B. Për dy të parët, Selimin dhe Alija, u vendos të dënoheshin me dy vite burg, ndërsa 19-vjeçari Isufi u dërgua në një Insitut të Shkeljeve ku do të qëndrojë për 20 muaj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?