Foto nga vendi i ngjarjes

Kultivonin bimë narkotike, në pranga 6 shqiptarë në Spanjë

6 Janar 2021, 11:31| Përditesimi: 6 Janar 2021, 11:37

  • Share

Si rezultat i një operacioni policor, në Spanjë janë arrestuar 6 persona të dyshuar, me origjinë shqiptare pasi kultivonin bimë narkotike.

Siç raportohet edhe nga mediat e huaja, hetimet filluan pas ankimeve anonime në një portal për qytetarët, ku për shkak të aromave dhe zhurmave ka shkaktuar pakënaqësi dhe dyshime për ekzistencën e një një depoje në pronën industriale Malloles, të kultivimit intensiv të marihuanës.

Operacioni policor, përveç arrestimit të gjashtë të dyshuarve, me origjinë shqiptare, çoi në shkatërrimin e 2,421 bimëve marihuanë në një gjendje të përparuar të rritjes, me peshë 301 kg, dhe më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje.

Autorët me origjinë shqiptare aktualisht ndodhen në paraburgim dhe akuzohen për veprat penale “krim kundër shëndetit publik” dhe “vjedhje të energjisë elektrike”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?