Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonin bimë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Patos, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

17 Korrik 2021, 08:38| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 08:42

  • Share

PATOS- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Patos pasi është konstatuar nga forcat e Policisë se kultivonte bimë narkotike të dyshuar kanabis. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije se 20-vjeçari është identifikuar si Kastriot Gropa.

Ndërkaq një 36-vjeçar është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me Kastriot Gropën kanë kultivuar bimët narkotike në në lagjen 'Grizë Lënginas' Patos.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen "Grizë Lënginas" Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?