Kanabisi i sekuestruar

Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 51-vjeçari, sekuestrohen 320 bimë! Në pranga për drogë edhe një tjetër në Kurbin

5 Maj 2022, 09:03| Përditesimi: 5 Maj 2022, 09:07

  • Share

LEZHË- Dy persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit nga policia e Lezhës, pasi kishin kultivuar kanabis në zonën e Kurbinit.

Gjatë kontrollin në shtëpinë e Ardjan Paja 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale kanabis të kultivuar në kubikë.

Në pranga është vënë edhe Erjon Haxhiu 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë kanabis, të mbjella në tokë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?