Zbulohet një parcelë me kanabis në Lezhë

Kultivoi 500 rrënjë kanabis në fshatin Krajen në Lezhë, në pranga 53-vjeçari

18 Gusht 2022, 13:35| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 13:37

  • Share

500 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia e Lezhës në fshatin Krajen. Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Ndoci, i cili dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike në ambient të hapur në fshatin Krajen.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

‘A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë", pasi nga hetimi disajavor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?