Prokuroria Lezhë

Kultivimi i kanabisit në Lezhë, kërkohet dënimi me 9 vite burg për ish-kreun e Njësisë Ugrej Gëzim Kola

9 Tetor 2022, 09:39| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 09:41

  • Share

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 9-vite burg të ish-kreut të Njësisë Administrative Ungrej Gëzim Kola, i vënë nën akuzë për kultivim të bimëve narkotike. Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj, ndërsa i pandehuri vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar vepren penale "Kultivimi i bimeve, narkotike" kryer në bashkëpunim, ndërsa për dy personat e tjerë të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jete, ndërsa për Ndrecen nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.

Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykaten e Lezhës për vepren penale "Shpërdorim Detyre".

Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 09/10/2022 22:02

    Gjergj Ndreca eshte kushuriri i pare i deputetit te Lezhes,ai se bashku me Armando Ndrecen qe eshte vellai e deputetit dhe kushurijnt e tjere kan mbjell mijera rrejne kanabis çdo vere ne fshatrat Ungrej,Kalivaç,Kashnjet por per ata nuk ka prova kur ne te vertet e din gjithe Lezha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?