Lulzim Basha

Politikë

Kulluri ‘sulmon’ Bashën: Burracak që ka përçarë PD, as Rama nuk të mbron dot në miratimin e kërkesës tënde për përjashtimin e Berishës nga Grupi

17 Shtator 2021, 10:21| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 11:32

  • Share

TIRANË- Edvin Kulluri, ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar në Partinë Demokratike ka sulmuar Lulzim Bashën pas vendimit të tij individual për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kulluri e cilëson Bashën si një burracak që ka përçarë partinë duke e kthyer në një ‘shërbëtore’ të interesave të tij.

Ashtu siç Berisha ka ngritur dyshime për një marrëveshje Rama-Basha, Kulluri shkruan se tashmë as Rama nuk e mbron dot kreun e PD-së për të legjitimuar kërkesën e tij për përjashtimin e Berishës.

Mes të tjerave Kulluri i tregon Bashës që ai ka ardhur në krye të Partisë Demokratike pa merita, e nsiur nga kjo thotë se i njëjti dunf e pret. Kulluri është i bindur që në 8 vite të Bashës në krye të PD ka bërë çdo ‘maskarallëk’ për të mbajtur karrigen e tij, por pavarësisht kësaj Kulluri thotë se këtë veprime do t’i kthehen në boomerang.

"I vetmi kryetar partie në Evropë e botën demokratike që nuk përfaqëson shumicën e anëtarëve të partisë së tij është Lulzim Basha! Parullës se “politikanit perëndimor” i ka dalë boja prej 4 vitesh! Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë debat me kundërshtarët e tij as ne Kryesi, as në Këshill Kombëtar e as në takimet në degët e PD në zgjedhjet për kryetar në 2017 dhe 2021!

Çdo vendim ose e imponon në forumet që i emëron vetë pa garë, ose e shpall pa asnjë vendim forumesh! Kjo e ka rrënuar imazhin e PD si një parti demokratike dhe e hapur duke e dënuar me opozite te përjetshme nën ketë model!  Edhe me Berishën natyrisht do bëjë të njëjtën gjë! Nxjerr të flasin ca eunukë te importuar nga njëfarë cili, ose nga familja e tij. Nuk ka këllqe të përballet në asnjë forum apo takime në bazë me të. Njëherë fshihet pas frazave te tipit “me falni se nuk e bej me” ose “ma kërkuan SHBA” që në fakt nuk i ka dëgjuar as në 2017 e as në 2019 kur i kërkuan te mos destabilizonte vendin për kapriciot e tij!

Ky njeri është një burracak që e ka përçare PD në shërbëtore te tij dhe “armiq imagjinare”, ndërkohë që nuk jep llogari për asnjë dështim e vendim anti-demokratik.  Por kësaj maskarade i ka ardhur fundi! Boll më! Tani nuk fshihet dot më pas asnjë gënjeshtre apo kulise. Demokratët që kanë mbështetur kritikët në parti e tashmë edhe Berishën janë shumicë absolute me të cilët Basha e ka të humbur betejën!

Në demokraci shumicën mund ta përdorësh por nuk e mund dot duke u fshehur pas vulës se kryetarit e ca individëve që kanë 8 vite që kanë humbur çdo betejë elektorale. Ma djem e vajza bashkëpunëtoresh të Sigurimit te Shtetit nga Durresi, Tirana e Elbasani nuk përballesh dot me shumicën e demokrateve Lulzim! E as Rama nuk te mbron dot, duke miratuar kërkesat e tua për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Si çiban erdhe ne PD e si çiban do hiqesh. Është fati yt pasi i tille ke lindur!  Balzaku thoshte se “pas çdo karriere të pamerituar qëndron një maskarallëk i madh”! Ti kaq je! E kështu do largohesh si viktime e fatit tënd prej maskarai", shkruan Kulluri.

Edvin Kulluri është një nga anëtarët e Grupit për PD, që ia janë bashkuar Sali Berishës në turin që ka ndërmarrë në Bazën e partisë për t’i ‘rikthyer’ PD-së sovranitetin. Ai sëbashku me anëtarët e tjerë kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga partia, duke e quajtur vendimin e tij anti-statutor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?