Kulluri në Report Tv: Deputetët e PD-së s’janë votuar për të bërë avokatin e Berishës! Bardhi bën skena qesharake

2 Nëntor 2023, 13:26| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 13:53

  • Share

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Edvin Kulluri, thotë se deputetët e PD-së nuk janë zgjedhur për të bërë avokatin e Sali Berishës.

‘Rithemelimi po studion në Biblotekën Kombëtare dosjen e klubit Partizani dhe bëjnë mbrojtje nëpër TV. Nuk janë votuar të bëjnë avokatin e Berishës. Kanë shkuar në parlament për të bërë politikë. Të çojnë ligje alternative.’- tha Kullurii.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Kulluri komentoi edhe aksionin e dhunshëm të deputetëve të Rithemelimit.

‘Ky nuk është parlament! Tensionimi është i panevojshëm dhe dhuna po bëhet për të tërhequr protagonizmin drejt Rithemelimit. Janë çështje që nuk kanë të bëjnë me interesin publik. Nuk është hera e parë që PS refuzon komisione hetimore. ’- u shpreh Kulluri.

Kulluri tha se PD nuk është dakord me këtë qëndrim të Rithemelimit.

‘Ne nuk kemi qenë dakord me bllokimin e Kuvendit me bilbila. Kemi qenë kundër grevës së urisë. Nuk di se çfarë mesazhi marrin qytetarët. Problem i Berishës, është se nëse ti bie dakord me Berishën je demokrat, nëse nuk je në krah të Berishës je armik. Basha ka qenë njeriu që është mbështetur nga Berisha si kryetar partie he çuditërisht u shndërrua në armikun më të madh, pas shtatorit të vitit 2021. Janë burokratë nuk janë politikanë. Bardhi bën skena qesharake. Ka ndërruar mendje Bardhi. Sot mendon të kundërtën pa na thënë arsyen.’- tha Kulluri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?