Anëtari i grupimit 'Për PD-në', Edvin Kulluri i ka drejtuar sot dy pyetje Lulzim Bashës. Në Facebook, Kulluri kërkon nga Basha një përgjigje se pse Sali Berisha ndërroi mendje për të qenë aktiv në politikë. Po ashtu ai e pyet atë edhe për deklaratën e djeshme të Metës, i cili iu drejtua opozitës që dogjën mandatet duke thënë 'faqja e zezë e atyre'.
"Lulzim Basha duhet të përgjigjet për 2 çështje: 1) pse Berisha ndërroi mendje për të qenë aktiv në politikë 2) çfarë mendon për shprehjen e Metës 'faqja e zezë e atyre që dogjë n mandatet'", shkruan Kulluri!
Kujtojmë se sot Partia Demokratike është në heshtje zgjedhore, ndërsa ditën e nesërme 75 mijë anëtarë demokratë do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur mes Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli se kush do e drejtojë partinë.