Kullimi i tokës bujqësore në Lezhë, në dy vite janë hapur 270 km kanale kulluese! 143 janë planifikuar gjatë 2024

24 Janar, 15:38| Përditesimi: 24 Janar, 15:49

  • Share

E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi ka marrë vëmendjen e Bashkisë Lezhë.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë dy viteve të fundit janë pastruar dhe zgjeruar rreth 270 km kanale kulluese të dyta dhe të treta, duke bërë të mundur kullimin e mbi 1800 hektarëve tokë bujqësore në njësi të ndryshme administrative.

Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë Eraldo Smaçi, thotë se përgjatë vitit 2024 janë planifikuar të hapen dhe 143 km kanale kulluese dhe puna po vijon në zonat më problematike, ku nuk ishte ndërhyre prej vitesh.

Shqetësim për Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë është bimësia e dendura dhe ndërtimet pa kriter pranë kanaleve kulluese.

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë ka në dispozicion 4 eskavator të cilët punojnë 6 ditë të javës në pastrimin e rrjetit kullues, sipas planit dhe ndërhyrjeve të përcaktuara në fillim të vitit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?