Sali Berisha

Kulla dhe poshtërimi që Berisha i bëri kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë

10 Gusht 2023, 11:02| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 11:03

  • Share

Siç edhe Kulla nuk mund ta fshihte dot, poshtërimin më të madh “Foltorja” ia bëri kandidatit të saj për kryetar bashkie në Tiranë.

Si fillim, e përdori keq kundër grupit tjetër në PD. I mbushi mendjen se vetëm një figurë si e tij, me shkollim në SHBA, mund të ishte i duhuri në zëvendësimin e Berishës në krye të “Foltores”.

Dhe ai sigurisht që e hëngri. I thanë, prit ca kohë, se në shtator Doktori do tërhiqet dhe do ta japim ty PD-në.

Në shtator Berisha jo vetëm nuk u tërhoq, por pak kohë më pas e futi në garë me Flamur Nokën dhe e turpëroi. I la të kuptojë se vlen më pak se Muli.

Si për të mos mjaftuar kjo, edhe me “garancinë” e Ilir Metës, i mbushën mendjen se vetëm ai mund ta fitonte bashkinë e Tiranës, sepse shumica e oligarkëve ishin mërzitur me Ramën dhe Veliajn, rrjedhimisht do të ishin të angahzhuar fort me të.

Përhapnin lajme gjatë fushatës që po hedhin lekë të madh për humbjen e Veliajt dhe fitorja ishte, thuajse, e sigurt.

Në fakt, e vetmja gjë e sigurt, ishte tallja e tyre. I dogjën mandatin e deputetit, e kandiduan në një betejë të shitur më parë dhe vetë dolën në breg, duke bërë sehir.

Nëse një pjesë e këtyre gjërave, do të shkruheshin para historisë së “Mëhallës së Kullës”, gjithçka do dukej nga ato halucinacionet e Doktorit.

Parë nga sot, Kulla në qendër të Tiranës e ka nxjerr açik në dritë poshtërimin.

Dhe, mos harroni, kushdo që dëshiron të poshtërohet, vetëm se e meriton atë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?