Kuleba: Ukraina po punon me OKB-në për eksportin e produkteve bujqësore

31 Maj 2022, 22:07| Përditesimi: 31 Maj 2022, 22:09

  • Share

1653492897_Capture.JPG

Ukraina po punon për një "operacion detar të udhëhequr nga OKB" me marinat e vendeve partnere për të siguruar një rrugë të sigurt tregtare për eksportin e produkteve të saj bujqësore, tha të martën ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.   

“Ukraina po punon për një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja me marinat e partnerëve që sigurojnë një rrugë të sigurt tregtare pa rreziqe sigurie”,  shkroi  Kuleba në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi operacionin.  

Ministri i Jashtëm fajësoi Rusinë se po luan "lojëra urie me botën duke bllokuar eksportet e ushqimit ukrainas me njërën dorë dhe duke u përpjekur t'ia zhvendosë fajin Ukrainës me anën tjetër".   

Gjatë një telefonate të hënën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Ankaraja i kushton një "rëndësi të veçantë" përpjekjeve për të krijuar një korridor të sigurt për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase nga deti, sipas një leximi turk të thirrjes.   

Për sa i përket bashkëpunimit të Moskës, më herët të martën, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se nëse Ukraina pastron ujërat e saj bregdetare nga minat, forcat detare ruse do të garantojnë kalimin e anijeve me grurë në Detin Mesdhe.  

Të premten, Zelensky tha se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia përmes Detit të Zi dhe Detit Azov.    

Kremlini ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ka bllokuar furnizimet me drithë nga Ukraina dhe ka akuzuar Perëndimin për veprime që kanë çuar në këtë krizë.  


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?