Kuleba në Tiranë: Shqipëria dhe Ukraina dy vende europaine, bashkërendojmë punën për rrugëtimin në BE

28 Shkurt, 08:33| Përditesimi: 28 Shkurt, 08:48

  • Share

 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që po zhvillohet në vendin tonë. Kuleba u prit nga homologu Igli Hasani, ndërsa në një deklaratë për mediat falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës.

Kuleba u ndal edhe tek mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

Shqipëria dhe Ukraina, tha Kuleba, janë dy vende europianë dhe do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.

“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në KS në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në KS ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës, do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara na vlera të përbashkëta europiane. Ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë europian”, tha Kuleba.


Lajmi kryesor:

Samiti për Ukrainën, Hasani pret homologun ukrainas: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia reale për paqen! Kuleba: Shqipëria, mike e jona


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?