Kuleba bisedë telefonike me Blinken: Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni

1 Janar 1970, 01:00| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 14:58

  • Share

1668693427_Blinken.PNG

Ditën e sotme, pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken, në një deklaratë Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për sulmin me raketa dhe efektet e saj në territorin e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë”, ka shkruar Dmytro Kuleba në Twitter.

Telefonata Kuleba-Blinken u zhvillua mëngjesin e sotëm pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh raketore kundër Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?