Kulaç me qepë dhe domate nga zonja Albana

29 Qershor 2022, 13:26| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 13:27

  • Share

Kulaç me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 150 gr miell gruri
  • 2 qepë
  • 2 domate
  • 1 lç sodë buke
  • 1 lgj miell misri
  • Vaj ulliri
  • Rigon
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Përziejmë miellin me sodën, kripën, piperin, rigonin, domtatet e qëruara nga lëkura të prerë në kubikë, qepët e prera hollë, me lëngun e kulluar, I përziejmë të gjitha bashkë me pak vaj. Nëse ka nevojë shtojmë pak bulion ose ujë. E shtrojmë sipër në një tavë ku kemi spërkatur me pak vaj dhe miell misri. Sipër masës bëjmë spërkatje me miell misri sërish. E vendosim në furrë për 180 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?