Kulaç me djathë nga zonja Albana

18 Janar 2023, 11:15| Përditesimi: 18 Janar 2023, 11:20

  • Share

Kulaç me djathë

Përbërësit:

  • 3 gota miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç maja e thatë
  • 1 e ½ lç kripë
  • 3 lgj vaj
  • 1 vezë
  • 200 gr djathë miks
  • 1 e verdhë veze për lyerjen e kulaçit

Përgatitja:

Sheqerin bashkë më majanë e thatë, kripën, 1 lugë miell dhe pak qumësht e lemë të aktivizohet. Miellin e vendosim në një tas qelqi, shtojmë qumështin së bashku me vezën, vajin dhe majanë e aktivizuar. E punojmë mirë brumin e kulaçit dhe e lemë për disa minuta të vijë. Pasi brumi ka qëndruar e punojmë përsëri dhe e hapim me duar duke vendosur në qendër djathë të bardhë dhe kaçkavall. E mbledhim brumin si bohçe dhe e punojmë përsëri mirë duke krijuar një kulaç rrumbullak të mbushur. Lyejmë një tavë më yndyrë, vendosim kulaçin dhe sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. E vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsisus.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?