‘Kukësi i vjetër’, ekspozita me foto të rralla të qytetit që u përmbyt gjatë regjimit komunist

2 Mars 2023, 16:35| Përditesimi: 2 Mars 2023, 16:43

  • Share

Përmbytja e Kukësit të Vjetër nga regjimi komunist, risillet 6 dekada më pas në një ekspozitë me fotografi të rralla.

Me nostalgjinë për Kukësin e Vjetër, arkitekti dhe resaturatori i monumenteve Andrit Shehu ka hapur një ekspozitë me 70 fotografi  të qytetit e përmbyti liqeni i Fierzës 6 dekada më parë.

“Unë kam krijuar në ambientet e Urbanistikës një mini ekspozitë për të gjithë ata që nuk u njohin historinë, traditat dhe vlerat që ka patur qyteti i vjetër i Kukësit. Fillon që nga moketi i qytetit të vjetër të Kukësit. Moketi tregon që ka patur një plan rregullues që në kohën e Italisë e që tregon që ka qenë një qytet i mirëfilltë urban. Në Kukësin e Vjetër ka patur banesa të arkitekturës Italiane krahas banesave tradicionale të banorëve vendas”.- thotë Shehu.

Më 31 mars 1962 shteti komunist vendosi përmbytjen e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri.

“Pas vendimit të shtetit të atëhershëm për ndërtimin e HECI-it të Fierzës i gjithë ky qyteti u sakrifikua për të ndërtimin e këtij Hidrocentrali dhe filloi planifikimi I qytetit të ri”.- vijoi ai.

Ekspozita synon të tregojë jetën social –kulturore, jo vetëm arkitekturën e godinave të vjetra por edhe mirë organizimin e Kukësit të Vjetër ose “Stambolli i Vogël” siç e cilësonin studiuesit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?