Kuksianët shpikin 'mbikalimin' në rrugën e Kombit, bëhet burim aksidentesh (VIDEO)

4 Korrik 2020, 09:42| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 10:13

  • Share

Në Rrugën e Kombit, banorët vijojnë të krijojnë vet rrugë kalimi për të kaluar njëri kah në tjetrin të aksit pavarësisht  investimeve të bëra në elementet e sigurisë nga koncensionari dhe ARRSh-ja. 

Kohëve të fundit banorët e Morinit, kanë vendosur një "mbikalim", shkallë prej druri të panevojshëm për të kaluar anën tjetër të rrugës, duke rritur rrezikun për aksidente, në një kohë të rritjes së fluksit të lëvizjes për shkak të sezonit veror. Më e çuditshme është fakti se shkalla prej druri është vendosur shumë afër pikës fundore të  trafikndarses dhe pak metra në hyrje të pikës së kalimit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku është  e mundur kalimi me këmbë, pa patur nevojën e një mbikalimi.

Kompania koçensionare ka bërë të mundur ndërtimin e nën kalimeve dhe rrugëve lidhëse të asfaltuara, me ndriçim e sinjalistikë, ndërsa mbikalimet janë vendosur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

1593850429_KUKES.jpeg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Musa: 04/07/2020 14:02

    Skan tjeter rruge nuk ju kan ber as mbi kalime as posht kalime

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 04/07/2020 11:13

    Trashesia per kete shpikje ska kufiiii.

    Përgjigju
  • Rashid: 04/07/2020 10:33

    rrespekte per do malsor. rrespekte per do arusha qe din me fol. rrespekte per do katerkembsha inxhinier dhe shpikjen e tyne. vec rrespekte per do krijesa te cuditshme... #malsia4ever

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?