Sociale

Kuksianët pa punë, s’ka asnjë mundësi në privat, qytetarët me sytë nga shteti! Të rinjtë: Tregu këtu s'ka asnjë motivim

2 Tetor 2021, 17:26| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 17:29

  • Share

Kukësi vijon të përballet me problemin e papunësisë. Problematika prek kryesisht të rinjtë, për shkak se mungojnë alternativat punësuese në sektorin privat. Për Report Tv Lavdrim Shehu nga "Qendra per Progres Rinor" thotë se për këtë shkak shumë të rinj janë larguar.

Kukësi vijon të përballet me papunësinë, fenomen që po prek kryesisht të rinjtë e pakët të mbetur në qytetin verilindor.

Mungesa e elementëve motivues për punësim dhe e alternativave të pakta në sektorin privat duket se janë ndër arsyet kryesore që thellojnë papunësinë te të rinjtë kuksianë.

"Tregu në Kukës është i tillë që mund të gjesh pak elementë motivues për të rinjtë, për shkak të popullsisë, diversitetit të ulët të bizneseve, opsioneve që një i ri mund të gjejë në aspektin e zhvillimit personal në profesional të biznesit të pavarur. Për këtë arsye vijmë në situatën që tër injtë nuk e shohin me interes këtë pjesë dhe e shohin më të arsyeshme punën në shtet", thotë Lavdrim Shehu "Qendra për Progres Rinor".

Teksa e pohojnë mungesën e vendeve të punës, qytetarët skeptikë janë edhe për ndërhyrjen e shtetit. 

"-Ska punë këtu, punësimi është zero, më i varfër se Kukësi asnjë vend nuk është.

-Nuk mund të gjejmë një punë, edhe shteti nuk vë dorë".

Sipas të dhënave të INSTAT, Kukësi është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë  dhe emigracionit në shkallë vendi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?