Kukës/ Sekuestrohen 28 kg kanabis dhe para, arrestohet 43-vjeçari, në kërkim bashkëpuntori i tij

1 Qershor 2022, 09:40| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 09:55

  • Share

KUKËS-  43-vjeçari Martin Voci (Prenga) nga Durrësi është arrestuar pasi u kap duke transportuar 28 kilogramë kanabis.

43-vjeçari u kap në afërsi të tunelit të Thirrës, dhe ishte duke qarkulluar me një makinë tipit “Ford”, ku gjatë kontrollit fizik, këtij personi iu gjet dhe iu sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe 32-vjeçari Ervin Lleshaj nga Mirëdita pasi ishte duke shoqëruar 43-vjeçarin me një makinë të tipit “Nissan”.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, makinën e tipit  “Ford”, 2 celularë dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?