Spitali Rajonal i Kukësit

Kukësi e nis vitin e ri 2024 pa asnjë lindje, 52 qytetarë në urgjencë për ndihmë mjekësore

1 Janar, 11:34| Përditesimi: 1 Janar, 13:21

  • Share

Kukës - Kanë qenë 52 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga ora 00:00 e deri në orën 10:00 të (1 janarit 2024) në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit.

Ndihma mjekësore është dhënë për përsonat që kanë shfaqur probleme shëndetsore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkoolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.

Gjithësesi rastet e mbërritjes në urgjencë janë trajtuar me përparësi e nuk ka patur probleme të rënda shëndetësore.

Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarreve dhe kapsollave, ndonëse në sheshin kryesorë të qytetit të Kukësit nata e ndërrimit të viteve u përcoll me ndezjen e pa kontrolluar të fishekzjarreve e kapsollëve nga vetë qytetarët.

Ndërkohë Kukësi vitin 2024 e ka nisur pa asnje lindje.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?