Gëzim Krasniqi

Kukësi vijon merkaton, prezanton edhe Gëzim Krasniqin

22 Gusht 2018, 14:44| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 14:46

  • Share

Kukësi është skuadra më aktive e këtij sezoni në futbollin shqiptar sa i përket merkatos. Plot 15 futbollistë kanë lidhur kontratë me klubin verilindor, ndërkohë që shumë futbollistë janë larguar.

I fundit në klub është prezantuar Gëzim Krasniqi, një futbollist që e njeh shumë mirë Kategorinë Superiore, teksa ka luajtur me dy ekipe prestigjoze më parë, si Partizani dhe Vllaznia.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

FK Kukësi vijon merkaton!

Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit.

Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar. Suksese Gëzim Krasniqi!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?