Kukësi, vendi i të moshuarve! Emigrimi ‘gllabëron’ të rinjtë, shitësi: 5 mijë lekë xhiro ditore, njerëzit blejnë me listë

10 Nëntor 2023, 11:37| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 11:44

  • Share

Fenomeni i emigracionit po merr vit pas viti përmasa të mëdha. Zonat rurale të Kukësit, tashmë i përkasin moshës së tretë pasi të rinjtë kanë zgjedhur të largohen.

Ndër të paktët banorë në fshatin Bicaj është Gëzim Dogjani që merret çdo ditë me punët e përditshme të fshatit. Ai shpjegon se jeton i vetëm pasi dy djemtë kanë marrë rrugën e Evropës.

“As se di kush, se sa njerëz janë në këtë vend. E kanë lënë të gjithë punën e bujqësisë, nuk ka ujë. Kanë ngelur vetëm pleq fronti me pleq nuk mbahet.”- tha Dogjani.

Nga ana tjetër, në fshatin Kolesjan Faik Rada, pronar i një dyqani thotë se blerësit janë të rrallë, jo vetëm për shkak të emigrimit por dhe kushteve ekonomike, pasi lista e borxheve në dyqanin e tij nuk ka fund.

“Të dielën ka më pak më punë, është heshtje. Kjo periudhë ka shumë pak punë. Në verë ka se vijnë emigrantët. Xhiroja ditore shkon 5-6 mijë lekë në ditë. Që kur kemi hap dyqanin e deri më sot me listë punojmë, me blloqe.”-u shpreh Rada.

Fshati Kolesjan rreth viteve 2000 kishte 270 shtëpi me afro 800 banorë, por sot kanë mbetur vetëm 97 banesa me rreth 270 banorë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?