Kukësi feston arritjen në finalen e Kupës së Shqipërisë

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë

28 Prill, 17:15| Përditesimi: 28 Prill, 17:18

  • Share

Kukësi zyrtarisht është skuadra e parë që rrëzohet nga Superliga dhe sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë. Me vetëm 26 pikë pas javës së 32-të, verilindorët nuk kanë shanse për të shpëtuar sezonin, por mund të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

Kukësi përballet kundër Egnatias në finalen që luhet më 14 maj në "Air Albania". Djemtë e Bledar Devollit kanë mundësi që të marrin trofeun e tretë të Kupës, pasi e kanë fituar këtë trofe dy herë në të kaluarën dhe dy herë të tjera kanë humbur në finale.

Në rast se Kukësi do fitonte trofeun do ishte një nga skuadrat që do shkonte në fazën e parë kualifikuese të Conference League. Thënë kjo, një ekip që sezonin e ri do jetë në Kategorinë e Parë do luante në Evropë.

Trofeu i Kupës duket i rëndësishëm për pozitat e klubit, pasi veç të ardhurave do formonin një ekip solid për në Evropë, duke shtyrë lojtarë të ndryshëm t'i bashkoheshin ekipit që drejtohet nga Bledar Devolli edhe pse në Kategorinë e Parë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 28/04/2024 18:41

    Kukesi eshte ekipi i dyte qe shkon ne Europe nga kategoria e pare para disa vjetesh ka qene Tirana qe ka shkuar ne Europe nga kjo kategori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?