Renditja/ Tirana fiton me vuajtje 3-2 ndaj Dinamos në derbi! Kukësi shtang Vllazninë, e mposht 2-0 dhe i prish ëndrrën e kreut

17 Mars, 19:02| Përditesimi: 18 Mars, 12:19

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy ndeshjet e mbetura për raundin e 28-të. Me fillim nga ora 14:00 Kukësi mposhti 2-0 Vllazninë duke bërë surprizën, me shkodranët që s'mundën të ngjiteshin në kreun e renditjes. Në 17:00 e gjithë vëmendja ishte në "Air Albania" aty ku Tirana fitoi 3-2 me vuajtje ndaj Dinamos në derbi.

Në "Kukës Arena", vendasit e Bledar Devollit fituan 2-0 ndaj Vllaznisë, duke prishur "ëndrrën" kryesim të shkodranëve. Me suksesin e plotë që vjen për herë të dytë radhazi, Kukësi tanimë hyn në "vallen" e mbijetesës duke e bërë më të fortë garën në zonën e ftohtë të elitës së futbollit shqiptar. Me 25 pikë, verilindorët afrohen me Erzenin, Teutën dhe Laçin. Nga ana tjetër Vllaznia humbet pas 12 ndeshjesh, gjë që nuk ndodhte prej 2 dhjetorit 2023 (3-0 nga Egnatia). Kështu Vllaznia humbet shansin për kreun e renditjes.

Në "Air Albania" Tirana fitoi 3-2 kundër Dinamos jo pa vuajtje. Ish-i i bardhebluve, Klevi Qefalija për pak "ngriu" buzëqeshjen e Tiranës me dopietën që barazoi përkohësisht duelin. Ndeshja e raundit të 28-të u zhbllokua pas shtatë minutash lojë, me Nikqin që kaloi në epërsi Tiranën. Sërish bardheblutë shënuan me Latifin në minutën e 17-të, teksa u duk se ranë "në gjumë". Në pjesën e dytë dopieta e Klevi Qefalisë në minutat 70 dhe 76 vendosi ekuilibrat në 2-2, me festën e Dinamos që zgjati pak pasi Jonuzi riktheu epërsinë e Tiranës me golin e tretë në minutën e 79-të. Erbim Fagu merr fitoren e parë si trajner i Tiranës në Superligë.

Superliga, raundi 28-të:

E shtunë, 16 mars

14:00 Erzeni 0-0 Laçi

17:00 Skënderbeu 2-0 Egnatia

17:00 Teuta 1-0 Partizani

E dielë, 17 mars

14:00 Kukësi 2-0 Vllaznia

17:00 Tirana 3-2 Dinamo

Renditja:

* Teuta - Dinamo kanë një ndeshje më pak

Ora 21:44
Dy fitore radhazi, Bledar Devolli 'zgjon' Kukësin: Fituam me 7 mungesa kundër Vllaznisë, portieri ynë spektator


Pasi mundi Laçin, Kukësi gjen suksesin e dytë radhazi dhe këtë e bëri kundër Vllaznisë duke fituar 2-0 në shtëpi. Tanimë verilindorët janë në garë për mbijetesën, paçka se gara është e fortë.

Pas ndeshjes për MCN foli edhe trajneri i Kukësit, Bledar Devolli. Ai tha se të tijtë fituan me shtatë mungesa. Në këtë duel Vllaznia kishte mundësinë për të marrë kreun e Superligës në rast se fitonte.

"Kemi katër ndeshja pa pësuar gol, kjo është pozitive. Nuk i kemi lënë asnjë hapësirë Vllaznisë. Në pjesën e dytë bëmë presing lart pasi mbrojtësat e tyre kanë probleme me topat e gjatë. Djemtë sakrifikuan dhe ja ku janë rezultatet. Kishim 7 mungesa sot dhe prapë ia dolëm. E treguam veten edhe ndaj ekipit më në formë të Superiores. Për mua, në pjesën e dytë portieri ynë ishte vetëm një spektator. I morëm masat dhe Vllaznia nuk na ka rrezikuar në pjesën e dytë", tha Devolli.

Ora 18:56
Klevi Qefalija bën 'me zemër' bardheblutë, Tirana mposht 3-2 Dinamon në derbi


Në "Air Albania" Tirana fitoi 3-2 kundër Dinamos jo pa vuajtje. Ish-i i bardhebluve, Klevi Qefalija për pak "ngriu" buzëqeshjen e Tiranës me dopietën që barazoi përkohësisht duelin.

Ndeshja e raundit të 28-të u zhbllokua pas shtatë minutash lojë, me Nikqin që kaloi në epërsi Tiranën. Sërish bardheblutë shënuan me Latifin në minutën e 17-të, teksa u duk se ranë "në gjumë".

Në pjesën e dytë dopieta e Klevi Qefalisë në minutat 70 dhe 76 vendosi ekuilibrat në 2-2, me festën e Dinamos që zgjati pak pasi Jonuzi riktheu epërsinë e Tiranës me golin e tretë në minutën e 79-të.

Tanimë Tirana me 39 pikë mban vendin e pestë, një më pak se Skënderbeu i "Final 4". Dinamo mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e gjashtë. Derbi mes këtyre skuadrave ishte me raste dhe i denjë për emrat e dy skuadrave që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Erbim Fagu merr fitoren e parë si trajner i Tiranës në Superligë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?