Moment nga ndeshja Kukësi-Laçi

Kukësi rikthehet të ëndërrojë mbijetesën, thyen Laçin me rezultatin minimal

11 Mars, 16:29| Përditesimi: 11 Mars, 16:31

  • Share

Kukësi ka marrë një fitore shumë të vyer me shifrat 1-0 kundër Laçit që e ka rikthyer edhe njëherë të luftojë për mbijetesë. Edhe pse vijojnë të fundit, verilindorët e drejtuar nga Bledar Devolli falë këtij 3 pikëshi me golin e Beshirajt mund të vijojnë të ëndërrojnë për qëndrimin në Superligë.

Ky sukses vjen pak ditë pas eliminimit të Partizanit në çerekfinalet e Kupës, ndërsa të martën verilindorët do të njohin edhe kundërshtarët në raundin gjysmëfinal.

Më herët për javën e 27 të Superligës Tirana barazoi 1-1 me Egnatian, ndërsa Partizani fitoi 0-4 kundër Erzenit. Për shkak të kushteve atmosferike të rënduara, ndeshja e kësaj jave mes Dinamos dhe Teutës, e parashikuar të luhet këtë të hënë në Niko Dovana, është shtyrë për një ditë tjetër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?