Kukësi ‘pushtohet’ nga mjegulla e dendur! Vështirësi në qarkullmin e automjeteve në ‘Rrugën e Kombit’ (VIDEO)

25 Dhjetor 2022, 09:11| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 09:37

  • Share

Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kesaj të diele. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale. Përshkimi i rrugës është bërë në kushtet e pamjes së kufizuar.

Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka patur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Edhe rrugët nacionale por edhe ato rurale janë nën ‘pushtimin’ e mjegullës. Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Mjegulla ka mbuluar edhe siperfaqen ujore te liqenit te Fierzës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xndn: 25/12/2022 11:27

    Ky informacion, po qe eshte lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?