Kukësi 'përmbys' Ballshin, merr fitoren e dytë radhazi! S'ka fitues në përballjen e mbijetesës

24 Janar 2021, 15:42| Përditesimi: 24 Janar 2021, 15:46

  • Share

Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në Superligë duke lënë disi pas ecurinë prej katër humbjesh. Verilindorët për llogari të javës së 16 kanë mposhtur 2-1 me përmbysje Bylisin në Elbasan Arena. Golat për ekipin e drejtuar nga Hallaci u realizuan nga Ibrahimi dhe Eze.

Sakaq ndeshja tjetër e orës 13:45 mes Skënderbeut dhe Apolonisë është mbyllur me shifrat 1-1. Në përballjen e mbijetesës të parët realizuan korçarët me Meksin, ndërsa fierakët barazuan me Gjatën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?