Kukësi likuidon me përmbysje Laçin, rikthehet në krye të Superligës

8 Shkurt 2020, 16:22| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 16:26

  • Share

Kukësi është rikthyer në vendin e parë në Superligë si pasojë e fitores 3-1 me përmbysje kundër Laçit. Skuadra verilindorë e drejtuar nga Duro u trondit në minutën e 36 kur Nuabueze realizoi goline  vantazhit për miqtë.

Gjithsesi nuk do të kalonte shumë pasi në harkun kohor të 100 sekondave Kukësi barazoi me Abazajn. Më pas Shkurtaj dhe Et’hemi i dhanë fitoren ekipit të Kukësit që u ngjit në vendin e parë në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë se Tirana e cila të premten fitoi 0-1 derbin e Shqipërisë kundër Vllaznisë.

Sakaq takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Bylisit, i cili ka qenë tepër i tensionuar për shkak të vendimeve të arbitrit, ka përfunduar me shifrat 1-1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?