Ndeshja Kukës-Bylis

Kukësi likuidon Bylisin, Teuta fundos Vllazninë

28 Qershor 2020, 19:52| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 22:48

  • Share

Kukësi ka vuajtur shumë për të marrë tre pikët në ndeshjen me Bylisin. Duelin e zhvilluar në Elbasan për javën e 31-të të Superligës e vendosi goli i Vasil Shkurtajt që i dha fitoren 1-0 verilindorëve që momentalisht janë 6 pikë larg Tiranës së vendit të parë që luan në Korçë me Skënderbeun.

Ndeshja Kukës-Bylis

Ndërsa në Shkodër, Teuta fundosi Vllazninë duke marrë një fitore 3-0 dhe ngjitet në vend të tretë me 50 pikë. Kallaku, Lorenco Vila dhe Aleksi ishin autorët e golave. Vllaznia ndodhet në vështirësi në zonën play-out. Të shtunën fitore siguruan Partizani e Flamurtari.

Ndeshja Teuta-Vllaznia

Përgatiti: Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?