Trofeu i Kupës

Kukësi kërkon vetëm fitoren, luhen sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë! Tirana dhe Partizani 'shëtitje'

2 Shkurt 2023, 09:30
  • Share

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot ndeshjet e kthimit për raundin e 1/8. Duke nisur nga ora 13:00 në fushë do zbresin 12 skuadra për gjashtë ndeshjet e para, teksa dy të tjera janë programuar për nesër.

Në mesditë, detyrë jo të lehtë ka Kukësi që në shtëpi pret Apoloninë. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar në barazim 0-0. Të lehtë e kanë Partizani, Tirana, Laçi dhe Kastrioti, që në ndeshjet e para kanë bërë detyrën. Kujtojmë se rregulli i golave në fushën kundërshtare nuk ka peshë në mbledhjen e përgjithshme të rezultatit.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë:

E enjte, 13:00

Egnatia - Skënderbeu (1-0)

Kastrioti - Dinamo (3-1)

Tirana - Lushnja (3-0)

Kukësi - Apolonia (0-0)

Laçi - Tomori (3-1)

Partizani - Korabi (3-1)

E premte, 13:00

Vllaznia - Bylis (2-0)

Teuta - Erzeni (1-1)

*në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?