Penalltia e fundit dhe festa e Salamit

Kukësi fiton pas 130 ditësh, eliminon Partizanin nga Kupa pas 120 minutave dhe penalltive

5 Mars, 19:59| Përditesimi: 5 Mars, 20:01

  • Share


Partizani është jashtë Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e kthimit çerekfinale në "Arenën e Demave", Kukësi ia doli të mbyllte 120 minutat në avantazhin 0-1 dhe të tregohej më i saktë nga penalltitë.

Në kryeqytet, Kukësi shënoi një supergol me Hasajn pas 22 minutave lojë. Paçka dy tranversave dhe rasteve të humbura nga Mba, Kukësi ia doli të mbyllte 90 minutat e rregullta në avantazh.

Me ndeshjen e parë që ishte fituar minimlaisht 0-1 nga Partizanit, dueli iu drejtua 30 minutave shtesë, ku skuadrat nuk shënuan. "Ruleta ruse" i buzëqeshi Kukësit që nga penalltia u tragua më i saktë dhe fitoi 3-4. Atanaskoski gaboi te Partizani.

Vetëm tre ditë më parë Partizani mposhte 3-0 Kukësin në kampionat, teksa tani "Demat" shohin të eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, një kompeticion që ishte në objektivat e klubit.

Nga ana tjetër, Bledar Devolli riktheu Kukësin te fitorja e munguar që prej 27 tetorit të 2023. Kukësi kalon më tej në Kupë dhe prek gjysmëfinalet, por pozitat në klasifikimin e Superligës nuk i ka në rregull, pasi gjendet në vendin e fundit.


Lajmi kryesor:

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi i 'bën gjëmën' Partizanit, e eliminon nga turneu! Egnatia në gjysmëfinale, mposht 3-1 Laçin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?