Festa e Kastriotit pas ndeshjes

Kukësi 'bie' në Shkodër, Kastrioti i shkakton humbjen e parë Josës

7 Shkurt 2021, 16:10| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 16:20

  • Share

TIRANË- Kukësi i Mirel Josës ka zhgënjer këtë javë në Superligës pasi është mposhtur 0-1 nga Kastrioti në "Loro Boriçi". Golin vendimtar të sfidës e realizoi De Silva në fundin e pjesës së parë, ndërsa krutanët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 73 e sfidës.

Kjo është humbja e parë e verilindorëve që kur trajneri Mirel Josa mori drejtimin e skuadrës, ndërsa për ekipin kjo disfatë erdhi pas 3 fitoresh radhazi.

Pas 18 javësh kampionati Kukësi renditet në vendin e 6 me 28 pikë, 2 më shumë se Kastrioti i vendit të shtatë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?