Kukës/ Ura e re mbi Drin, qytetarët: Të ketë një emërtim që simbolizon bashkimin e kombit

6 Mars, 16:00| Përditesimi: 6 Mars, 16:25

  • Share

I nisur të shtunën e 24 shkurtit, procesi per zhvendosjen e urës së re mbi Drin në Rrugën e Kombit është në metrat e fundit të tij. Por ky proces ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve jo vetëm te Kukesit por edhe nga Kosova që kalojnë e ndalën pranë saj. Disa prej tyre thonë se Urën e re duhet ta pagëzojnë me emra që kanë në thelb bashkimin kombëtar.

“Kam ardhur nga Prizreni, për ta parë sesi e kanë vendosur. Interesante po duket, po besoj se do ta bëjnë akoma më shumë interesante, nuk e lënë thjesht kështu. Mendoj se duhet të quhet ‘Ura e Kombit’ pasi na bashkon”- u shpreh një prej qytetarëve.

Ura e re mbi Drin një konstrukt prej celiku është nder me te vecantat ne rajon me nje gjatësi 310 metra e hark me lartësi 56 metra nga bazamenti i saj pa pikë mbeshtetëse të ndërmjetme.

Veç funksionit të saj me të cilin përmbyll kalimin me katër korsi në të gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit nga Morini në Rrëshen, duke zgjidhur përfundimisht edhe problemin me trafikun e rënduar pranë urës veçanërisht gjatë sezonit të verës, është edhe një pamje tejet interesante nga ana arkitekturore e me ndriçim dekorativ.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?