Ura mbi Drin në Kukës, Report Tv sjell pamjet me dron! Do jetë funksionale në verë

27 Shkurt, 17:42| Përditesimi: 27 Shkurt, 17:59

  • Share

Në kantierin e ndërtimit po punohet për vendosjen me rrëshqitje të Urës së Madhe mbi lumin Drin. Ura është investim prej 50 milionë eurosh dhe ka një arkitekturë të veçantë prej çeliku me gjatësi 310 metra. Ndërsa hapësira jashtë bazamenteve është 270 metra dhe lartësia 50 metra.

Ura e Madhe në Kukës do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit dhe do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese.

Ura e Madhe pritet të jetë në funksion të udhëtarëve gjatë sezonit veror dhe do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?