Kukës, shtrenjtohet fatura e ujit për familjarët e bizneset! Qytetarët: Vuajmë nga papunësia, rritja e çmimeve është masive

2 Nëntor 2022, 18:34| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 18:42

  • Share

Kukësi, qyteti më i varfër në vend do ta paguajë më shtrenjtë faturën e ujit të pijshëm nis nga ky muaj. Qytetarët ankohen se rritja do të rëndojë më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

“Kukësi vuan nga papunësia, rritja e çmimeve është masive në çdo artikull dhe rrija e ujit është e papërballueshme. Shto këtu faktin se uji vjen me ndërprerje 2 orë në ditë. Kukësi ka burime uji sa të duash, por s'ka investime”, thanë ata.

Rritja erdhi si pasojë e borxheve të ujësjellësit Kukës.

“Rritja e çmimit do mbulojë koston e shërbimit”, u shpreh Eduard Spahia, Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

Tashmë konsumatorët familjarë do të paguajnë 30 lek më shumë për metër kub, ndërsa rritja për bizneset shkon në 100 lek për m/3. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Ujit, pas kërkesës së Ujësjellësit.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?